Moderatorja e Fan Club merr propozim për martesë

Dojna Mema tanimë është bërë emër mjaft i njohur për publikun.

Flasim për moderatoren e dashur shqiptare e cila që nga tetori është me publikun e Big Brother Vip çdo të dielë në Fan Club.

Ndryshe nga ditët tjera Dojna ka ndarë sot një moment shumë të rëndësishëm nga jeta e saj private.

Moderatorja ka treguar se është surprizuar nga i dashuri saj Vlashenti i cili i ka bërë propozim martese në mes të qytetit.

Ndaj këto emocione kaq të forta s’kishte si të mos i ndajë me ndjekësit e saj të cilët e uruan çitin të jenë gjithmonë të lumtur.