MJP e Rusisë: Do t’i përgjigjemi Shkupit – dëbimi i diplomatit akt armiqësor

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar rreth vendimit të Maqedonisë së Veriut për të dëbuar një diplomat rus, për shkak të, sic thuhet, ka qenë I involvuar në aktivitete të jo të lejueshme në vend. Në reagimin e MPJ-së ruse paralajmërohen masa, duke mos saktësuar se për cfarë masash bëhet fjale dhe kur do të ndërmerren.

“Më 14 Maj ishte ndërmarrë një akt armiqësor ndaj diplomacisë ruse në Maqedoninë e Veriut. Një nga diplomatët ishte shpallur “persona non grata” nga ana e autoriteteve lokale. Dënojmë fuqimisht aktivitetet e këtilla të jomotivuara që nuk mund të ndihmojë në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Maqedonisë së Veriut. Do të pasojnë masa përkatëse” – thuhet në komunikatën e MPJ-së së Rusisë. /KlanMacedonia