Mjerimi i turmës!

„Në vendin tonë

kudo valojnë

flamujt e një melankolie

të trishtueshme

dhe askush s´mund të thotë

se këtu rron

një popull që ndërton

diçka të re“ (Migjeni).

Mendoj se teatri i përket artistëve dhe ashtu duhet të jetë. I atyre që kanë aftësinë për një çast të bëhen mbretër tëbotës apo bonjak të harruar në fund të dynjas! Pushteti i përket politikbërësve, që përfaqësojnë vullnetin e popullit! Por, sikur kjo e fundit ka filluar të mos ndihet ivetëmjaftueshëm. Akoma dhe sot, nuk arrijmë tëkuptojmë mjerimin që e përshkruan Migjeni në vargjet e tij të lira. Por ama, edhe nëse kemi arritur ta kuptojmë, nuk po mundemi dot “të rrojm këtu e të ndërtojmë diç tëre”! Kjo, e thënë në filozofinë migjeniane, po dëshmohet se qenkërka më e vështirë se çdo gjë tjetër. Këtë, siçduket vetëm profesori i madh Ukshin Hoti, ka mund ta artikulojë me gjuhën e tij të thellë, në formulën “bëje ose vdis!!!

E kur njeriu vendos të flasë të vërtetën le të përgatitet për një luftë të ashpër, sepse të flasësh të vërtetën është ti ngritësh luftë vetvetes. Pse të gjykohej Sokrati, sepse ai e tha të vërtetën? Por cilën të vërtetë dhe kujt ai tha?Gjithnjë e vërteta ka për të ngadhënjyer kundër gënjeshtrës. E një gjë duhet ta dinë të gjithë, e kundërta e të vërtetës nuk është vetëm gënjeshtra por edhe mashtrimi, servilizmi dhe të gjitha bëmat tjera djallëzore të dalura nga kjo e para.

„Pse më mundove aq shumë?

Çfarë mëkatesh pata?

Çka bëra kundër teje?

Pse pashë çka s´mund të mos shihej?

Pse të thashë se je sëmurë kur s’ishe shëndosh?

Pse të thash të vërtetën?“ (Rexhep Qosja).

Para pak kohësh u tha më në fund një gjë që duhej tëthuhej qysh më herët ,,nëse kështu vazhdon shpërngulja e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, ajo do të zbrazetshumë shpejt dhe menjëherë pas kësaj u adresuankritika të shumta sa që po ti jepej mundësia edhe do ta kryqëzonin aty mu në mes të qytetit, nga disa pseudo-intelektual që tërë ditën japin mendime për atë që duhettë ndodhë, e për atë që s´duhet të ndodhë.

Ëndrra e tjetrit po njëmendësohet. Edhe atë një njëmendësim dhe realizim që po na gërryen çdo ditë e më thëllë, në vetëdijën tonë, në trashëgiminë dhe gjithçka që kemi ndërtuar. E ne? Ne po rrimë duarkryq, duke garuar me njëritjetrin se cili po e luan rolin e mbretit mësë miri. Një ëndërr e gjatë qindra vjet, që gjithnjë e ka pritur Momentumin më të mirë për të arritur kënaqësinëe shoqërisë së vetë, tanimë të infektuar nga vet ata, e qësot spo mund të çlirohen dot. Një ëndërr që ka për qëllim të përmbys historinë.

Serbët kishin të drejtë të ishin në kulm të haresë. Atë qësipas dhjatës së Çubrilloviçit, duhej ta bënte ushtria dhe policia serbe, po e bënin vetë agjensitë shqiptare […] Agjensi që, me siguri, për çdo shqiptarë të nxjerrëmerrnin një shpërblim tjetër prej shtetit serb“ (Ismail Kadare).

Për bindjen time, janë dy faktorët kryesorë të kësaj tëvërtete që dhemb e nuk guxon të thuhet.

a) ëndrra e tjetrit;

b) turmat e skllevërve.

Pse asnjë forcë politike nuk merr guximin që ti kritikon këto ëndrra të tjetrit” (lexo: projekte, memorandume, instrumente etj. etj.) dhe „turmat e skllevërve“ që po na tkurrin vetëdijen dhe ndërgjegjen tonë dhe që po na fikin çdo shpresë? Por ama, këto të quajtura forca politike, e që duhet të prodhojnë politika orientuese të qarta të së ardhmes, duhet të sjellin alternativë, duhet të sjellin zgjidhje të njëmendtë ekonomike e politike apo në të kundërtën të gjitha janë vetëm muhabete odash. Pse shihet si gjë normale? Koha është për të ndërmarr veprime dhe tani kjo fjalë është më e pakta çka mund të themi. E njerëzit, disa prejt tyre e jo të gjithë, janë ata që kur duhet të flasin heshtin dhe kur duhet të heshtin flasin! Pse duhet të kemi preokupim tëkaluarën e të mos merremi me të tashmen dhe tëpërgatitemi për të ardhmen? Po, pse të lëmë anash tëtërësishmen dhe thelbësoren e të merremi me sekondaren? Këto dhe shumë të tjera, janë çështje politike, janë alfa dhe omega e drejtimit tonë politik.

Nuk kemi parë deri tani ndonjë projekt strategjik gjithëpërfshirës, për dimensionin e zhvillimit ekonomik, zhvillimin kulturor e arsimor, për atë shëndetësor e për shumë e shumë të tjera. Pse nuk kemi statistika, raporte, e hulumtime shkencore nga terreni, të dhëna për gjendjen aktuale dhe që mbi këto të dhëna të ndërtohen e tëngriten politika të mirëfillta zhvillimore ashtu siç bën e gjithë bota demokratike, institucionet serioze dhe njerëzit në politikë që marrin përgjegjësi.  

Kjo problematikë apo më shumë se kaq, është e mirëbashkërenduar që të zbatohet plotësisht në jetën shoqërore dhe politike në vendin tonë. Ajo funksionon nëmënyrë zinxhirore dhe pa ndonjë problematikë tëtheksuar në realizimin dhe riprodhimin e mjerimit tonë. Pra ky mjerim socio-politik është i mirëorganizuar nga lartë poshtë dhe kështu duket i pavërejtshëm në jetën e përditshme, e cila i përgjigjet kërkesave tona racionale duke kërkuar gjithëherë e më shumë për të rritur kërkesat. Pra në njëfarë mënyre edhe kur e vërejmë duket shumë normale. E vërtetë që dhemb dhe që mund tëquhet mjerim.

Veprimet si dhe sjelljet shoqërore tona çdo ditë e më shumë përshtaten me organizimin e „tjetrit“ që ka qenë dhe është i interesuar për shpërngulje të njeriut tonë nga këtu, i cili përmes strategjive të ndryshme është futur nëaktivitetet e përditshme të individit dhe sistemit tonë shoqëror, pra „turmave të skllevërve“! Në bazë të kësaj logjike, stabiliteti dhe sjelljet e shoqërisë varen drejtëpërsëdrejti nga ata lartë, pra nga „tjetri“ që si metodë pune për realizimin e pikëpamjeve të Dhjatës sëtyre kanë zgjedhur strategji të caktuara, e që pastaj neve brenda vlerave tona sociale e politike të na duken si normale dhe ti marrim të gjitha shtruar.

Nëse shikojmë se cilat janë elementet përbërëse kryesore të strategjisë, ato janë fare të thjeshta dhe të dukshme, por ama për bindjen time ato janë mishëruar aq mirë me normalitetin tonë shoqëror të mjerë, saqë na duket e natyrshme dhe realitet i „jetës së turmave të skllevërve“. Këtij normaliteti të mjerë iu janë nënshtruar edhe politikbërësit tanë për të mos thënë të gjithë, si element përbërës i strategjisë. Kjo është një e vërtetë që dhemb. Kjo duhet të thuhet. Pa dyshim se duhet të ndryshohet.

Të kujtojmë Sokratin dhe apologjinë e tij, për të kuptuar në mënyrë filozofike qartë dhe mirë se ku qëndron zgjidhja e problemit! Aty ku shpesh herë dimë tëthirremi. Ata mund të jenë zgjidhja e kësaj problematike që ka gjenezë në mitet e asaj pranvere që nuk solli beharin por luftën në mes kryqit dhe gjysmë hënës. Pra ata janë zgjidhja dhe jo viktima, siç janë sot. Gjithçkamund të ndryshoj atëherë kur kjo ëndërr e trishtuarkuptohet, luftohet në mënyrë demokratike dhe kur nukduket e natyrshme.

Dhe si përmbedhje dhe përfundim i gjithë kësaj mund themi se është koha e fundit, ama bash fundit fundit, diçka duhet ndërmerret, por ama me gjithëpotencialet i kemi, edhe ato lokale, rajonale e ndërkombëtare. Gjërat duhet kristalizohen, duhet përditësohen dhe pastaj hudhen letër e prodhohen si platforma, sakta e drejta, për ndërtimine politikave mirëfillta për ardhmërinë tonë. kundërtën, është thënë shumë herë se:

mjerimi është kafshatë skapërdihet”!

Elbasan SAHITI, Vjenë– Erlangen

Absolvent i Fakulteti të shkencave politike pranëUniversitetit Vjenës.