Mjeku shqiptar nga Tetova që tentoi ta shpëtojë kryetarin e Zagrebit, që ndërroi jetë të shtunën

Kryetari i Bashkësisë së Zagrebit, Milan Bandiq vdiq të shtunën derisa pranë tij ishte miku i tij i ngushtë, Gzim Rexhepi që tentoi t’i shpëtojë jetën por pa sukses, shkruajnë mediat kroate.

Pas rastit tragjik, Rexhepi ka folur për media duke thënë se atë natë ishin kthyer në Zagreb ku edhe ishin takuar me Bandiq. Sipas rrëfimit të mjekut shqiptar, kreu i Bashkësisë së Zagrebit ishte quar për të marrë ujë, kur edhe u rrëzua. Mjeku thotë se kishte filluar t’i jap ndihmën e parë menjëherë, e të njëjtën e kishin vazhduar edhe mjekët tjerë pasi erdhi emergjenca, por që shton se përpjekjet e tyre fatkeqësisht përfunduan pa sukses. “Si shoku i tij, unë jam jashtëzakonisht i trishtuar dhe i pakënaqur që isha ai që duhet të kisha filluar reanimacionin”, tha Rexhepi, duke shtuar se ndonjëherë në jetë njeriu mund të zgjedhë, por ai nuk mundi.

Rexhepi ka bërë thirrje që familja të lihet e qetë pas disa spekulime që kanë qarkulluar në rrjete sociale. “Lëreni njeriun, familjen dhe të dashurit e tij të vajtojnë në paqe. Na duhet pak më shumë respekt për njëri-tjetrin, pak më shumë besim në të vërtetën. Ne që jetojmë në Zagreb do të kemi një moment çdo ditë për të kujtuar Milanin e madh,” përfundoi ai.

 

Mjeku Gzim Rexhepi

Gzim Rexhepi, një mjek personal dhe mik i Milan Bandiqit, kryetarit të qytetit të Zagrebit, ishte i pari që u përpoq t’i shpëtojë jetën përmes reanimacionit. Dje, të dy kaluan pjesën më të madhe të ditës së bashku. Rreth orës 15:00, ata shkruan drejt Brezovicës (Kroaci) sepse Bandiq u premtoi mjekëve dhe logopedëve se do të gatuante fileto për ata. Gjegjësisht, të martën ai duhej të shkonte për një ndërhyrje kirurgjikale në KBC Zagreb dhe u premtoi t’iu përgatisë një drekë, raporton index.hr.

“Kolegëve të mi, mjekëve dhe logopedëve, ai u kishte premtuar t’i gatuante fileto. Ai e bëri atë dje në mëngjes. Ai gatoi për katër ose pesë orë”, tha Rexhepi për Nova TV. Ata biseduan, thotë ai, për operacionin e ardhshëm, “se si t’i rregullojnë kordat e tij vokale, që ai të mund të këndojë më mirë se kurrë më parë, si të gjithë njerëzit normalë. Ne ishim të lumtur, të gëzuar. Nuk kishte asnjë ngjarje që do të tregonte një ngjarje kaq akute”. Rexhepi tha se Bandiq kurrë nuk u ankua, as kur kishte një emboli të madhe dy vjet më parë, “ose kur u rrah dhe u sulmua”. Në mbrëmje ata u kthyen në Zagreb, në Vrhovec. Sergej Ivanoviq i ftoi ata të shoqëroheshin, me ç’rast pranuan të shkonin tek ai. “Gjatë qëndrimit tim në katin e sipërm, ishte një histori se si filloi herët pranvera, si ka shumë luleborë, histori të zakonshme të tre miqve”, tha Rexhepi.

Rreth orës 23:00, Bandiq ishte i etur. “Ai nuk dëshironte ujë nga frigoriferi dhe Sergei e la të rridhte ujin. Ai u ngrit nga karrigia e tij për të marrë ujin dhe fatkeqësisht ra në dysheme. Fillova reanimacionin, të cilin më vonë e vazhduan kolegët nga ambulanca dhe do të doja t’i falënderoja shumë për reagimin jashtëzakonisht të shpejtë”, tha ai. “Si shoku i tij, unë jam jashtëzakonisht i trishtuar dhe i pakënaqur që unë isha ai që duhet të kisha filluar reanimacionin”, tha Rexhepi, duke shtuar se njeriu në jetë mund të zgjedhë, por ka raste kur nuk mundet. Me largimin e Bandiqit, Zagrebi mbeti pa kryetar bashkie. “Zagrebi ka humbur një njeri të madh, një vizionar,” tha ai, duke shtuar se “zgjati 20 vjet dhe ne mund të flasim për të për 20 vjet”.