Mjeku i Trump: Presidenti nuk rrezikon të përhapë virusin

Donald Trump “nuk është më i rrezikshëm për transmetimin” e virusit te të tjerët. Kështu deklaron mjeku i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sean Conley.

“10 ditë që nga nisja e simptomave, pa temperaturë prej më shumë se 24 orësh, në gjendje të mirë, tregojnë se nuk ka asnjë lloj virusi aktiv që po riprodhohet. Ndërkohë që testimet tregojnë një ulje të ngarkesës virale”, shtoi mjeku.

Ndërkohë që shumë virologë, të kontaktuar nga mediat amerikane, kanë arritur në konkluzionin se kreu i Shtëpisë së Bardhë është ende pozitiv me koronavirus. Në fakt, nuk përmendet e vërteta që presidenti i SHBA i është nënshtruar tamponëve të tjerë dhe se këto kanë qenë negative.