Mjekët nesër përsëri në protestë, do të pranojnë vetëm raste urgjente

Nesër mjekët familjar dhe specialistët e kujdesit sekondar shëndetësor, nga Shoqata e Mjekëve Privatë do të protestojnë sërish në autoambulancat e tyre dhe nuk do të punojnë me pacientët e planifikuar përmes “Termini Im”, por do të marrin vetëm raste urgjente.

“Meqenëse askush nga autoritetet nuk na ka thirrur, vendosëm që sërish të mbajmë protestë paqësore, njoftoi në konferencën e sotme për media mjekja Lilija Çolakova Dervishova, kryetare e Shoqatës së Mjekëve Privat.

Kjo është revolta e tyre ndaj autoriteteve pas skadimit të afatit prej dy javësh për zbatimin e kërkesave të tyre të dhëna në takimin e përfaqësuesve të Asociacionit me zv. ministrin e Shëndetësisë Vlladimir Rendevski, të cilit pak më vonë iu bashkua edhe ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.

Afati që ata dhanë ka qenë për formimin e grupeve të punës që do të punojnë për këtë çështje, ndërsa afati ka skaduar sot në mesditë.