Vonesa dhe anulim fuluturimesh ne Aeropotin e Shkupit, shkak mjegulla

Kushtet motit sot shkaktuan probleme në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, përcjell TV21. Për shkak të mjegullës së dendur në luginë, disa fluturime po vonohen, ndërsa një fluturim është anuluar plotësisht.

Kushtet e motit ndikojnë në uljet dhe ngritjet e avionëve, duke krijuar sfida shtesë për udhëtarët dhe kompanitë ajrore.

Vonesa më e madhe te fluturimet e ardhjes është regjistruar te fluturimi i “Pegasus” nga Stambolli (Sabiha Gökçen). Fluturimi i “Wizz Air” nga Dortmund do të arrijë me vonesë prej 30 minutash, ndërsa fluturimi i “Adjet” nga Stambolli është anuluar. Fluturimet nga Nurnbergu, Friedrichshafen dhe Vijena deri tani po realizohen sipas orarit të rregullt.

Vonesa po regjistrohet edhe te fluturimet nga Shkupi. Fluturimi i “Wizz Air” për Paris është shtyrë për 35 minuta dhe do të niset në orën 13:00, ndërsa fluturimi i “Turkish Airlines” për Stamboll do të niset me vonesë prej një ore e 20 minutash, domethënë në orën 14:20.

Udhëtarët këshillohen të ndjekin informacionet më të fundit nga aeroporti dhe kompanitë ajrore para udhëtimit të tyre.