Mjegull në Krushevë dhe në zonat malore Gjavato dhe Presekë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të lagështa. Shi i dobët bie në zonat malore Bukovë dhe Pletvar ndërsa dukshmëri të zvogëluar deri në 50 metra për shkak të paraqitjes së mjegullës ka në Krushevë dhe në zonat malore Gjavato dhe Presekë.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ka paraqitje të mjegullës në mëngjes dhe mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.