Mjaft u dënuan shqiptarët e pafajshëm, ju erdhi radha edhe VMRO-vcave dhe BDI-ovcave

Erblin Salimi
Shumë portale natën e 11 dhjetorit të vitit 2016 publikuan një lajm se Ali Ahmetit i kanë dalë lot nga sytë kur i ka parë rezultatet. Portalet shkruanin se Ahmetiti lotët i kanë dalur jo pse BDI ka rënë nga 20 në 10 deputet, por se i janë dhimbsur votat e përçara të shqiptarëve.
Por sipas mendimit tim, sot u pa se pse ka lotuar Ali Ahmeti natën e 11 dhjetorit të 2016-tës. Si “politikan vizionar” në thojza, ai që atë natë e ka kuptuar se sa është ora. Që atë natë, Ali Ahmeti e ka kuptuar se erdhi dita të marrin fund rastet e montuara policore dhe gjyqësore kundër shqiptarëve dhe se tani në radhë për të dhënë përgjegjësi janë funksionarët e VMRO-së dhe BDI-së.
Këtë mendim e kam pasur në mbrëmjen e zgjedhjeve të 2016-tës, ky mendim mu vërtetua edhe sot kur u dënuan zyrtarët e BDI-së dhe VMRO-s.
Kjo mendim mu forcua edhe më tepër pasi e lexova reagimin e ashpër të kësaj partie, shumë më i ashpër se në kohën kur dënoheshin shqiptarët e pafajshëm.
Po të mos e njihja mirë sherrin e tyre, do të kisha thënë se janë të marrë. Duhet të jesh i marrë të akuzosh gjyqësorin si të pareformuar në një shtet ku më shumë se 10 vite ke udhëhequr Ministrinë e drejtësisë.
Por i njoh shumë mirë. Nuk janë të marrë, po bëhen me zor të tillë. Po shihet se tani po u djeg më shumë. Pse s’u digjte kështu kur dënoheshin shqiptarët e pafajshëm?