Mizrahi: Strehim dhe ndihmë në para për familjen, fëmijët e të cilës e humbën jetën në zjarrin në Shutkë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi dje pasdite ishte për vizitë në shtëpinë e djegur në Shutkë dhe tek familja, fëmijët minorenë të së cilët e humbën jetën në zjarr. Siç theksohet në kumtesën e MPPS, Mizrahi ka shprehur ngushëllime deri tek familja dhe u ka ofruar strehim dhe ndihmë të pakthyeshme në para.

“Me pikëllim të madh e mora lajmin për vdekjen e dy fëmijëve në zjarrin në Shuto Orizarë. Si prind e bashkëndjej dhimbjen e madhe që e kanë përjetuar sot prindërit e tyre. Kjo është tragjedi e madhe njerëzore, humbja e të cilëve është e pa kompensueshme dhe e cila nuk mund të shprehet me fjalë. Por duhet të qëndroni të fortë. Do të bëj gjithçka që është në kompetencën time, t’u ndihmoj familjeve. E di, se dhembja është e pakalueshme, por vëllezërit dhe motrat e tyre do ta kenë mbështetjen time maksimale në çdo pikëpamje”, thekson ministrja Mizrahi.