Kam njohuri se janë bllokuar madje 8.500 lëndë për përkujdesje të personit të tretë, ndërsa informatat tona thonë se ekzistojnë dyshime për keqpërdorime dhe marrje të pabazë të së njëjtës nga qytetarët, të cilëve më shumti u nevojitet, dekalroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi në konferencë për shtyp.
Për këtë problem, Mizrahi tha do të angazhohet posaçërisht gjatë kësaj periudhe.
“Ndaj këtyre ankesave dhe reagimeve duhet t’u përgjigjemi. Do të kontrollohet se në cilën mënyrë janë dhënë pëlqimet për përkujdesjen e personit të tretë, por edhe në cilën mënyrë janë marrë dhe ndarë këto të drejta. 8.500 lëndë të bllokuara tregon se sistemi nuk funksionin, se ka njerëz që ju duhet ndihma në këtë moment, dhe nuk e marrin”, tha Mizrahi.
Ajo shtoi se janë shpallur tenderë dy ditë para qeverisë teknike.
“Ministria është e qytetarëve, dhe jo e qendrave partiake”, tha Mizrahi.