Mitsotakis në karantinë, kryeministri grek pret rezultatet

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis nga sot gjendet në izolim, ku mësohet se ka dhënë tampon për t’u testuar nëse është apo jo i infektuar me Covid-19.

Testi i parë për fat të mirë ka rezultuar negativ, por ende nuk mund të flitet për një përgjigje përfundimtare.

Dyshimet kanë lindur për fakti se Mitsotakis ka patur kontakte me zëdhënësin e qeverisë, Stelio Peca, bashkëshortja e të cilit u diagnostikua me Covid-19, dy ditë më parë.

Korrespondentët e Top Channel-it bëjnë me dijeni se i gjithë stafi i vilës Maksim (selia e kryeministrit) ka dhënë tampon dhe po testohet.