Mitrovicë: Gjatë natës shkruhen grafite me përmbajtje të nxitjes së urrejtjes

Gjatë së mërkurës dhe së enjtes, është raportuar se njësitë policore Mitrovicë Veri kanë vërejtur që gjatë natës janë shkruar grafite nga persona të panjohur në rrugët Krajl Perti, Knjaza Millosh, Llolle Ribar dhe Sutjeksa.

Në grafite shkruante: “Mos u brengoseni këtu jemi” – “Brigada e Veriut” – “Mos u brengosuni ju presim”.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar.