Mitrovica sot është zgjuar e qetë pas një gare shumë të ngushtë dhe të komentuar mes Arian Tahirit dhe Faton Pecit.
Gjatë natës së kaluar, dy vendvotime kishin mbetur të panumëruara, por sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar përfundimin e numërimit të të gjitha 105 vendvotimeve.
Sipas rezultateve preliminare, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka fituar zgjedhjet me 53.47% të votave, ose 17,837 vota, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka marrë 46.53%, që përkthehet në 15,522 vota.
Në qytet ka qëndruar një ekip i Klan Kosovës, ku gazetari Flamur Gajtani raportoi se Mitrovica është zgjuar e qetë dhe pa incidente ditën e sotme.




