Mitrevski: Mickoski gënjeu publikun që ka 61 deputetë, shumica aktuale do të zgjerohet

Jovan Mitrevski nga LSDM në një konferencë për shtyp në Kuvend tha se Mickoski gënjeu publikun që ka 61 deputetë në Kuvend, përcjell TV21. Micevski thotë se shumica aktuale parlamentare do të zgjerohet.

“Mickoski tha një të vërtetë, që kjo shumicë parlamentare aktuale do të zgjerohet. Gjithçka tjetër që tha, gjithçka që ndodh sot në Kuvend është rezulatat i humbësit tashmë të treguar, Hristijan Mickoski. Mickoski e gënjeu publikun që ka 61 deputetë për shumicë të re në Kuvend, dhe për votim të mosbesimit të Qeverisë”, tha mes tjerash Mitrevski.