Misioni i ODIHR do ta komunikojë vlerësimin preliminar për zgjedhjet lokale

Misioni i ODIHR-së sot do ta komunikojë vlerësimin preliminar nga monitorimi i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.

Tana de Zulueta, shefe e Misionit vëzhgues për zgjedhjet e ODIHR-së dhe Shtefan Krause, zëvendës-shef i misionit në orën 15 në konferencën për shtyp do t’i prezantojnë konstatimet e tyre.

Në Maqedoninë e Veriut dje është mbajtur rrethi i parë nga zgjedhjet e shtata lokale, në të cilat zgjedhen kryetarë komuna dhe këshilltarë në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Në 3.480 vendvotime, qytetarët kanë mundur ta japin votën e tyre për gjithsej 10.832 kandidatë nga të cilët 299 për kryetarë të komunave, ndërsa të tjerët për këshilltarë, në 91 lista të parashtruar nga një grup votuesish, gjegjësisht të pavarur, dhe 31 lista nga partitë politike dhe koalicione. Të drejtë vote kanë pasur 1.824.864 qytetarë.

Për Zgjedhjet lokale në vitin 2021 që u mbajtën dje janë akredituar gjithsej 1045 monitorues dhe përkthyes vendor dhe të huaj. Misioni për vlerësim të zgjedhjeve i OSBE/ODIHR kishte akreditua 217 vëzhgues. Shefja e Misionit, De Zulueta dje në deklaratë për gazetarët tha se Misioni do të mbetet edhe për rrethin e tyre të zgjedhjeve, nëse për këtë ka nevojë.