Mishel me mbështetje ndaj nismës për ndryshimet kushtetuese, pavarësisht sfidave politike

Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, në profili e tij në Tuiter (X) pas takimit të mbrëmshëm me kryeministrin Dimitar Kovaëevski, shprehu mbështetje të plotë për iniciativën për miratimin e ndryshimeve kushtetuese pavarësisht, siç shkruan, sfidat e shumta politike.

Mishel e vlerësoi lidershipin dhe vendosmërinë e Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrin Kovaçevski që të përparojë në axhendën e reformave të BE-së dhe të japë rezultate konkrete.

Mishel dhe Kovaçevski mbrëmë kanë pasur një takim dypalësh pas darkës së punës të organizuar në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit.