‘Mirror’: Man Utd dhe Chelsea i bashkohen Arseanlit në garë për Isak

Sulmuesi suedez ka marrë vëmendje të madhe nga skuadrat angleze dhe gjatë verës ai mund të kalojë në Premier League.

Lojtari lidhej me Arsenal edhe gjatë janarit, por në merkaton e dimrit nuk pati ndonjë lëvizje nga ai.

‘Mirror’ bën të ditur se Manchester United dhe Chelsea tashmë janë bashkuar në garë për Alexander Isak, transmeton lajmi.net.

‘Djajtë e Kuq’ e shohin atë si lojtarin për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon.

United pritet të bëjnë ofertën e tyre sapo të përfundojë sezoni. Arsenali vazhdon të jetë në garë për 22 vjeçarin.