Miriami publikon videon e ëmbël ku Ameli shihet duke ndihmuar nënën në punët e shtëpisë

Miriam Çani si edhe një pjesë e madhe e artistëve kohën në karantinë është duke e kaluar me familjen e saj.

Këngëtarja e cila para pak muajve është bërë nënë sërish, ka ndarë disa imazhe në Instagram ku shfaqet vajza e saj Ameli duke e ndihmuar nënën në punët e shtëpisë.

“I kemi ndarë rolet tashmë, mami i jep gji Duamit, ndërsa Ameli e mban shtëpinë xixë”, ka shkruar ajo mbi foton e ndarë.