Miriam Canit ja hakojnë Facebook-un, reagon Alban Skënderaj

Sulmet kibernetike nuk po kursejnë as artistët shqiptarë.

Së fundmit, hakerët kanë arritur të hakojnë faqen zyrtare të këngëtares Miriam Cani, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i Miriamit, Alban Skënderaj, i cili përmes një postimi në Facebook ka treguar se rasti ka ndodhur tash e disa ditë.

Në postimin e tij, Albani ka kërkuar falje edhe për përmbajtjen që po postohet në faqen e Miriam Canit në Facebook, duke thënë se kjo po bëhet nga hakerët të cilët kanë marrë në kontroll faqen e saj.

“Ju kërkojmë ndjesë për postimet e shpeshta dhe pa asnjë lidhje me Miriamin”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Ndryshe, sulmet kibernetike ndaj figurave të njohura nuk janë të rralla, ku shpesh herë nga hakerët kërkohen edhe shuma parash në mënyrë që t’ju kthejnë aksesin në llogari viktimave të tyre.