Argjentinasi foli në komunikatë për shtyp, derisa pastaj shkoi për t’u takuar me tifozët, transmeton lajmi.net.
Mijëra tifozë ishin mbledhur për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë duke festuar dhe brohoritur: ‘Messi, Messi, Messi’.
Kjo mirëpritje ishte shumë e madhe, sa që edhe vetë futbollisti mbeti i befasuar.
Ndërkohë, Messi do mbajë numrin 30 në fanellë te PSG-ja.