Ministrja gjermane: Putini po e shkatërron shtetin e tij

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se rebelimi i Grupit Wagner gjatë fundjavës tregon se “Putini po e shkatërron vendin e tij”.

“Situata e fundjavës së kaluar përsëri e bën të qartë pikën që unë gjithashtu e thashë në fillim të kësaj lufte”.

“Mirëpo, kjo luftë e paligjshme e agresionit rus nuk është vetëm një sulm kundër Ukrainës dhe rendit tonë reciprok paqësor e evropian, por edhe ndaj asaj që presidenti rus Putin po e shkatërron edhe vendin e tij me këtë luftë”, ka thënë Baerbock, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.