Ministrja e Austrisë për Evropë dhe Kushtetutë, Karoline Edtstadler, ka thënë dialogu Kosovë-Serbi është vendimtar për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
Ajo, me anë të një cicërime në rrjetin social Twitter, ka bërë të ditur se sot është takuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla-Schwarz.
“Bashkëbisedim i mirë me zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Dialogu Beograd-Prishtinë është vendimtar jo vetëm për stabilitetin e rajonit, por edhe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”,ka shkruar Edtstadler, transmeton KlanKosova.tv.