Ministria e Transportit dhe Lidhjeve kërkon falje: Në të ardhmen do të sigurojmë qasje të barabartë për të gjithë mediumet

Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve kanë kërkuar falje në lidhje me pengesat që kishin sot gazetarët gjatë raportimit pas aterrimit të aeroplani të parë nga linja ajrore Sofje-Shkup, përcjell TV21.

Sinqerisht ju kërkojmë ndjesë për lëshimin e paqëllimshëm që kufizoi qarkullimin e punonjësve të mediave për mbarëvajtjen normale të punës mediatike. Si edhe më parë, edhe në të ardhmen, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do t’u mundësojë qasje të barabartë të gjithë punëtorëve të medias në kryerjen e detyrave të tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.