Ministria e Drejtësisë: S’kemi blerë “kafemat” 1 milion euro

Ministria e Drejtësisë ka demantuar informacionet se ka blerë “kafemat” në vlerë prej 1 milion euro. “Bëhet fjalë për një gabim në faqen e internetit të Birosë për prokurime publike, që u korrigjuar pas reagimit të Ministrisë. Ministria e Drejtësisë ka marrëveshje me firmën “Medikal marketing” për furnizim me kafe në vlerë prej 60.000 denar (pa TVSH). Kafemati për të cilin shkruhet kinse ka kushtuar mbi 1 milion euro është marrë nga firma e njejtë në shfrytëzim pa kompenzim, respektivisht Ministria nuk ka shpenzime për të dhe i njejti do të kthehet pasi të skadojë kontrata. Vlera nuk duhet të shfrytëzohet në tërësi, respektivisht sa do të shpenzohet për aq do të paguhet për një vit, pa e kaluar vlerën e marrëveshjes”, thuhet në demantin e Ministrisë së Drejtësisë./Gazeta LAJM