Ministria e Drejtësisë reagon pas protestës “Stop për përmbaruesit”

Ministria e drejtësisë reagoi për protestën “Stop për përmbaruesit”. Theksojnë se gjykata ka kompetencë për veprim në bazë të vjetërsisë së lëndës te përmbaruesi në procedurë adekuate.

Instituti juridik – vjetërsimi, afati, ndërprerja dhe mënyra e konfirmimit, janë të rregulluara me dispozita adekuate nga Ligji për marrëdhënie obligacioni dhe i njëjti nuk zbatohet në mënyrë automatike, por konfirmohet në procedurë gjyqësore në propozim të huamarrësit – thuhet në kumtesën e Ministrisë së drejtësisë.

Shtojnë se përmbaruesi është i obliguar që të veprojë në bazë të kërkesës së kreditorit dhe më pas nuk është i autorizuar që të sjellë asnjëfarë vendime procedurale në raport me zhvillimin e përmbarimit, që është në kompetencë të gjykatës.