Ministria e Drejtësisë: Lustrimi do të bëhet i pavlefshëm

Qeveria në seancën e sotme e miratoi zgjidhjen e propozuar ligjore të Ministrisë së Drejtësisë me të cilën vendimet nga lustrimi dhe pasojat juridike do të bëhen të pavlefshme. Bëhet fjalë për Propozim-ligjin për shpallje të pavlefshmërisë dhe shkatërrim i akteve juridike, veprime, masa dhe pasoja juridike nga procedurat për lustrim.

Me këtë ligj, siç theksohet në kumtesë, rregullohet një padrejtësi shumëvjeçare drejt personave, që kanë qenë viktima të procedurave para Komisionit për verifikim të fakteve dhe organeve tjera kompetente, për të cilat opinioni ka qenë i njoftuar edhe përmes rasteve të lustrimeve të porositura, të përmendura në bisedat e publikuara telefonike.

Me fuqinë e këtij mbeten ligji në tërësi të pavlefshme të gjitha aktet juridike, veprime dhe masa të sjella gjegjësisht të ndërmarra nga Komisioni për verifikim të fakteve dhe organeve tjera kompetente.

Njëherit, Ministria e Drejtësisë shton se me këtë ligj në tërësi bëhen të pavlefshme të gjitha pasojat juridike që i kanë prodhuar aktet juridike, veprime dhe masa.