Zgjedhjet lokale të mbajtura në katër komunat – Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë – po zhvillohen në një atmosferë paqësore, të drejtë dhe demokratike, njoftoi Ministria e Brendshme.
“Ministria e Brendshme po ndërmerr masa dhe aktivitete brenda kompetencave të saj me qëllim sigurimin e zbatimit të qetë dhe të sigurt të procesit zgjedhor. Deri më tani nuk janë regjistruar incidente ose shkelje të rendit publik”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Goce Andreevski.
Ministria e Brendshme u bën apel të gjithë qytetarëve dhe partive politike që të kontribuojnë në një atmosferë paqësore dhe demokratike. Nëse ka ndonjë shkelje të procesit zgjedhor, qytetarët duhet ta raportojnë atë në stacionin më të afërt të policisë ose duke telefonuar në numrat 192 ose 112.




