Ministria e Brendshme me njoftim për rrugë e mbyllura për shkak protestës para Kuvendit

Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët e Shkupit se gjatë protestave të paparalajmëruara para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot më 14.07.2022 (e enjte), janë të mbyllura për qarkullim këto rrugë:Rruga “11 Tetori” në shtrirjen nga bulevardi “Koço Racin” deri në rrugën “Dimitrije Çupovski” dhe rruga “Dame Gruev” në shtrirjen nga rruga “Maqedonia” deri në rrugën “11 Tetori”, ndërsa qarrkullimi mund të bëhet rreth rrugëve përreth.

Ministria e Punëve të Brendshme apelon për të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion që t’u binden urdhrave të punonjësve të policisë me uniformë.