Ministria britanike e Mbrojtjes: Rusët me shumë gjasë kanë rrëzuar një nga aeroplanët e tyre në Ukrainë

Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar raportin më të fundit ditor sa i përket ngjarjeve në Ukrainë.

Sipas tyre, forcat ajrore të Rusisë “me shumë gjasë” kanë rrëzuar njërin nga aeroplanët e tyre luftarak mbi Tokmak, në pjesën jugperëndimore të Ukrainës.

“Edhe pse Rusia ka humbur rreth 90 aeroplanë të riparuar enkas për luftën në Ukrainë, kjo besohet të jetë humbja e pestë e modelit Su-35S, që konsiderohet në ushtrinë ruse si aeroplani më i avancuar i flotës së tyre.

Gjithashtu është bërë e ditur se lokacioni i saktë i rrëzimit nuk dihet, për faktin se Tokmak është një qytet i fortifikuar në të cilin gjendet edhe shtabi komandues i ushtrisë ruse në Ukrainë.

Ky shtab zakonisht mbrohet nga sistemi raketor i mbrojtjes kundërajrore me rreze të mesme veprimi.