Ministri turk i Shëndetësisë, Kemal Memisoglu u takua me ministrin e Shëndetësisë të Maqedonisë së Veriut, Azir Aliu në kuadër të Kongresit të 11-të Botëror Mjekësor Turk, transmeton Anadolu.
Në llogarinë e tij në platformën turke të mediave sociale NSosyal, ministri Memisoglu ndau informacion në lidhje me takimin me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut në kuadër të Kongresit të 11-të Botëror Mjekësor Turk të mbajtur në Ankara.
“Realizuam takim produktiv me aleatin dhe mikun tonë, ministrin e Shëndetësisë të Maqedonisë së Veriut Azir Aliu. Diskutuam për bashkëpunimet në shëndetësi, shërbimet ndërkombëtare të kujdesit shëndetësor si dhe pritshmëritë e ardhshme në shëndetësi. Uroj që takimi ynë dypalësh të jetë shkak për zhvillime pozitive”, tha Memisoglu.




