Postimi i plotë i Ministrit Hoxha në X:
Prita dhe zhvillova një bisedë me z. Mevlan Ademi, një nga #studentët udhëheqës të manifestimeve paqësore në Republikën e #Maqedonisë së Veriut, lidhur me të drejtat gjuhësore.
Dëgjova me vëmendje kërkesat e tyre për respektimin e plotë të të drejtave për përdorimin e #gjuhës amtare, në kuadër të zbatimit të qartë, të paekuivok dhe konsekuent të Marrëveshjes së #Ohrit, si themel i barazisë dhe i funksionimit efektiv të shtetit në një shoqëri #multietnike.
Një nga veçoritë themelore në #demokraci është të dëgjohet zëri i #rinisë dhe angazhimi qytetar për t’i përkthyer ato në politika konkrete që garantojnë #barazi dhe standarde #evropiane. Mbështetja për këto vlera është thelbësore në funksionimin dhe forcimin e institucioneve demokratike, dhe për një të ardhme më të mirë, më të drejtë, të bazuar në ligj dhe #gjithëpërfshirëse.
Link: https://x.com/hoxhafer/status/2044495323150614836?s=46&t=toA4veCnO-i55LJ9DxX0OA



