Ministri Pacolli: Kosova është partner serioz i Koalicionit Global në luftën kundër terrorizmit

ëvendëkryeministri i Parë i Republikës së Kosovës, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme, z.Behgjet Pacolli, ka deklaruar se fondi shtesë i ndarë për Koalicionin Global tregon që Kosova është partner serioz i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koalicionit në luftën kundër terrorizmit dhe DAESH-it (ISIS).

“Ne qëndojmë së bashku me aleatët tanë amerikanë dhe anëtaret tjerë të Koalicioni Global për të mbrojtur vlerat tona dhe mënyrën tonë të të jetuarit”, ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e së premtes, mori vendim që të ndahen edhe 250 mijë euro për përkrahjen e Koalicionit Global kundër DAESH-it.