Ministri kroat: Droni që ra në Zagreb kishte bombë ajrore (VIDEO)

Ministri kroat i Mbrojtjes Mario Banozhiq ka konfirmuar sot se mbetjet e një bombe ajrore të përdorur në avionët e prodhimit sovjetik u gjetën në mbetjet e një avioni që u rrëzua në zonën e Zagrebit të enjten.

“U gjetën gjurmë eksplozivi dhe gjurmë që sugjeronin se ky nuk ishte një avion zbulues. Ne gjetëm pjesë të një bombe ajrore. Konkluduam se ishte gjithashtu e prodhimit sovjetik, si dhe sende të tjera dhe ishte marrë nga zona. Tani për tani. mund të themi se është një bombë ajrore e përdorur në avionë të prodhimit sovjetik”, tha Banozhiq.

Sipas tij, ajo zonë tani është e sigurt dhe nuk ka mjete shpërthyese, ndërkaq ende nuk dihet se nga cili shtet ka ardhur avioni, Rusia apo Ukraina, raporton Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

“Përveç vendndodhjes, kjo vë në pikëpyetje edhe anën e kujt është – ruse apo ukrainase. Ka elemente që mund të ketë ardhur nga të dyja palët. Kjo zonë tani është e sigurt, nuk ka mjete shpërthyese, por djemtë e ushtrisë. Policia dhe MPB-ja ende do të shohin nëse ka mbetur ndonjë gjë brenda. Aeroplani është nxjerrë jashtë”, thotë Banozhiq.

Kujtojmë se një delegacion i Ministrisë kroate të Mbrojtjes javën e ardhshme do të udhëtojë në Uashington, ku do t’i kërkojë ushtrisë amerikane vendosjen e përkohshme të sistemit kundërajror “Patriot” në Kroaci, transmeton Klankosova.tv.

https://www.index.hr/vijesti/clanak/video-banozic-letjelica-je-imala-aviobombu-koja-je-eksplodirala/2346982.aspx?index_ref=naslovnica_vijesti_prva_d