Ministri i Mbrojtjes i Kosovës dhe zv/ministri i RMV-së për ngushëllime te familja Osmani në Shkup

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, i shoqëruar nga zëvendësministri i Mbrojtjes i RMV-së, Bashkim Hasani, kanë qenë për ngushëllime tek familja Osmani në Hasanbeg të Shkupit, e cila humbi anëtarë të saj në aksidentin tragjik të 23 nëntorit në Bullgari.

Në redaksinë e TV21 kanë arritur pamje nga vizita për ngushëllime e dy zyrtarëve, Mehaj dhe Hasani./TV21