Ministri i Mbrojtjes: Banorët e Tehranit do të paguajnë për sulmet ndaj izraelitëve

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka paralajmëruar se banorët e Teheranit do të “paguajnë çmimin” për sulmet iraniane ndaj qytetarëve izraelitë, pasi sulmet gjatë natës vranë pesë persona dhe plagosën dhjetëra të tjerë.

Israel Katz akuzoi udhëheqësin e Iranit, Ali Khamenei, se qëllimisht ka synuar zonat civile “për të penguar IDF-në të vazhdojë sulmin”.

Katz e quajti Khamenein një “vrasës frikacak” dhe një “diktator mburravec”.

Ai tha se Izraeli do të hakmerrej shumë shpejtë.