Ministri i Jashtëm ukrainas: Situata në Mariupol mund të jetë ‘vijë e kuqe’ në bisedime

Ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka thënë se situata e rëndë në qytetin e rrethuar të Mariupolit mund të jetë një vijë e kuqe në rrugën e negociatave.

Kuleba tha gjithashtu se nuk kishte pasur ndonjë komunikim diplomatik kohëve të fundit midis Rusisë dhe Ukrainës në nivel të ministrive të tyre të jashtme.

Ministri i Jashtëm vazhdoi duke thënë se ai priste “intensifikimin e luftimeve të rënda në Ukrainën lindore” në javët e ardhshme, raporton Sky Neës, transmeton Klankosova.tv.

“Ne nuk kemi pasur kontakte me diplomatët rusë javët e fundit në nivel të ministrive të jashtme. I vetmi nivel kontakti është ekipi negociator që përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe deputetë. Ata vazhdojnë konsultimet e tyre në nivel ekspertësh, por nuk po zhvillohen bisedime të nivelit të lartë”, u shpreh ai.