Ministri i Jashtëm i Izraelit i kërkoi NATO-s të dëbojë Turqinë pasi presidenti i saj Recep Tajip Erdogan kërcënoi se vendi i tij mund të hyjë në Izrael, ashtu siç kishte hyrë në Libi dhe Nagorno-Karabakh në të kaluarën.
“Në dritën e kërcënimeve të presidentit turk Erdogan për të pushtuar Izraelin dhe retorikës së tij të rrezikshme, ministri i Jashtëm, Israel Katz udhëzoi diplomatët … që të angazhohen urgjentisht me të gjithë anëtarët e NATO-s, duke bërë thirrje për dënimin e Turqisë dhe duke kërkuar ‘përjashtimin’ e saj nga aleanca rajonale”, citohet të ketë thënë ministria, shkruajnë mediat e huaja.
Erdogan, një kritik i ashpër i luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza, tha në një fjalim të dielën: “Ne duhet të jemi shumë të fortë në mënyrë që Izraeli të mos mund t’i bëjë këto gjëra qesharake ndaj Palestinës. Ashtu si hymë në Karabakh, ashtu si hymë në Libi, ne mund të bëjmë diçka të ngjashme me ta”.