Ministri i jashtëm i Hungarisë refuzon kritikat për pjesëmarrjen në forumin rus të energjisë

epa09354446 Hungarian Minister of Foreign Affairs and Trade Peter Szijjarto addresses a joint press conference following a meeting of the Central Five (C5) at the Melnik Castle, in Melnik, Czech Republic, 20 July 2021. Foreign Ministers of the C5 countries -- Czech Republic, Slovakia, Austria, Hungary and Slovenia -- met to discuss cooperation in the fight against the COVID-19 pandemic, the Presidency's priorities in the context of the EU enlargement to the Western Balkans and cooperation within the Eastern Partnership. EPA-EFE/MARTIN DIVISEK

Ministri Peter Szijárto ka marrë pjesë në një forum energjie në qytetin perëndimor rus Shën Petersburg megjithë sanksionet e Perëndimit ndaj Moskës prej sulmit në Ukrainë.

Por duke folur për mediat ruse Szijarto tha se nuk i trembej pasojave në Bashkimin Evropian pasi ‘vendet kanë politikë të jashtme të pavarur’.

“Politika e jashtme është pjesë e sovranitetit dhe ne nuk lejojmë askënd të na kufizojë këtë sovranitet”, tha ai sipas raportimeve, shkruan rrjeti gjerman DPA.

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Gazit në Shën Petersburg ai foli në favor të bashkëpunimit energjitik me Moskën në sektorët e naftës, gazit dhe energjisë bërthamore.

Hungaria pret të importojë rreth 5 milionë ton naftë nga Rusia këtë vit me anë të naftësjellësit Druzhba, që furnizon Evropën Qendrore.

Vendi pritet të nënshkruan gjithashtu me grupin Gazprom teksa Szijjárto kishte konfirmuar se siguria energjitike e Hungarisë mund të arrihet vetëm në bashkëpunim me Rusinë.

Qeveria e liderit të djathtë hungarez Viktor Orbán vijon të mbajë lidhje të mira me Moskën edhe pas konfliktit në Ukrainë, shkruan DPAInternational.