Në ftesë të Ministrisë së Shëndetësisë, për vizitë në vendin tonë është dr. Fabio Skano, këshilltar i drejtorit rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge.
Këshilltari në OBSH Evopë, Skano, ka pasur takim me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe, me përfaqësues nga Komisioni për sëmundje infektive, Qendrën për shëndet publik, Institutin për shëndet publik, laboratorët për Kovid-19 dhe nga institucione tjera shëndetësore të cilët janë të përfshirë në ballafaqimin me epideminë.