Në ftesë të Ministrisë së Shëndetësisë, për vizitë në vendin tonë është dr. Fabio Skano, këshilltar i drejtorit rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge.
“Në takim u ndanë përvojat e deritanishme, por edhe rekomandimet për ballafaqimin e mëtutjeshëm me koronavirusin, ndërsa u diskutua edhe si të përmirësohet mirëkuptimi për zhvillimin e Kovid-19 dhe ndikimin e masave vijuese për mbrojtje nga përhapja e virusit”.
Misioni zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit të krijuar mes Zyrës së OBSH-së në Maqedoninë e Veriut dhe Qeverisë në luftën kundër pandemisë kovid-19, kumtoi Ministria e Shëndetësisë./MIA



