Ministri për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomizim të Ujërave, Trajan Dimkovski pasdite ka caktuar pres konferencë lidhur me audio-incizimin e publikuar sot në portalin “Lideri ekonomik”.
Pres konferenca siç informojnë nga Kabineti i Dimkovskit do të mbahet në Ministri në ora 15:15.
Audio-incizimi i “Liderit ekonomik” është kinse bisedë mes Tome Mojsovskit, këshilltar i ministrit Dimkovski dhe një personi të punësuar në Inspektoratin e Ohrit. Në të dëgjohet se si Mojsovski “e shantazhon” inspektorin e Ohrit të heq koncesion të caktuar dhe nëse nuk e bën këtë të jep dorëheqje.