Ministri britanik për deklaratën kundër emigrantëve shqiptarë: Nuk pendohem

Ministri britanik për Emigracion, Robert Jenrick, ka reaguar në një intervistë për deklaratën ndaj emigrantëve shqiptarë, pas notës verbale që Shqipëria i dërgoi Britanisë së Madhe.

Ai ka thënë se nuk është penduar për videon ku i kishte quajtur emigrantët shqiptarë si të paligjshëm dhe kriminelë të rrezikshëm që sipas tij kanë qenë të dënuar për drogë.

“Nuk jam penduar për videon, duhet të jemi në gjendje të dallojmë diasporën shqiptare, të cilën ne e respektojmë dhe dëshirojmë të punojmë sa më afër, shtetasit britanikë që janë me origjinë shqiptare dhe ata që zgjedhin të vijnë këtu legalisht. Me gomone. Është absolutisht e drejtë që qeveria ka një qëndrim shumë të fortë për këtë”, është shprehur Jenrick.

Ndërkohë, prezantuesi i emisionit ka dënuar gjuhën diskriminuese të përdorur ndaj shqiptarëve.

Ndryshe, Shqipëria i ka dorëzuar të hënën notë verbale Britanisë së Madhe, për retorikën e përdorur nga zyrtarë të lartë britanikë, të cilën e ka cilësuar “gjuhë urrejtëse dhe diskriminim” ndaj emigrantëve shqiptarë.