Ministres serbe i ndalohet hyrja në Kosovë, MPJ nuk deklarohet

Ministrja e Punës në Serbi, Darija Kisiq-Tepavçeviq, nuk është lejuar të hyjë mbrëmë në Kosovë.

Telegrafi ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje në lidhje me ndalimin e hyrjes së ministres serbe.

Ndryshe, në media është raportuar se Tepavçeviq kishte planifikuar të mbante një provim me studentët e vitit të tretë në Departamentin e Epidemiologjisë në Fakultetin e Mitrovicës së Veriut, mirëpo e njëjta është ndaluar të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës. /Telegrafi