Ministrat e BDI-s duhet t’i përgjigjen njësoj Ahmetit edhe Kasamit, fati i tyre varet nga votat e Lëvizjes Besa

Destan Aliu

Roli i BDI-së në këtë Qeveri do të jetë si roli i maces pas dere. Më falni për shprehje, por numrat e vërtetojnë këtë realitet. Pa marë parasysh disa poste që ka marë, pesha e BDI-së në qeverinë Zaev 2 do të jetë baraz me zero. Kjo për shkak se fati i tyre në Qeveri varet në çdo moment nga vullneti i Lëvizjes Besa. Katër deputetët e partisë së Bilall Kasamit mund ta përjashtojnë BDI-në në çdo moment nga Qeveria dhe ta dërgojnë Ali Ahmetin në opozitë.
Duke pasur parasysh se edhe brenda LSDM-së ka shumë deputetë që nuk kanë mendim pozitiv për BDI-në, atëherë lirisht mund ta përsëris edhe një herë qëndrimin e shprehur në fillim të tekstit, se roli i BDI-së në ekzekutiv me të vërtetë do të jetë si roli i maces pas dere, që pret ndonjë kafshatë ose kockë nga “stopani”.
Edhe më shumë BDI humb në peshë në qeveri, tuj pas parasysh sa lehtë hoqi dorë nga kërkesa e vet kryesore për kryeministrin shqiptar.
Mund të lavdërohet BDI sa të dojë, por fati i çdo ministri të saj varet nga deputetët e Lëvizjes Besa. Prandaj për të marë mandatin, jam i sigurt se ata duhet të marin pëlqim edhe nga partia e Kasamit.
Emrat e përfolur në BDI për ministra, si Artan Grubi, Bujar Osmani, Naser Nuredini, e kështu me radhë, mund ta humbin kolltukun në momentin që nuk i pëlqejnë me veprimet e tyre Lëvizjes Besa.
Prandaj për të mbijetuar në post ministror, ata duhet të jenë njësoj të dëgjueshëm edhe ndaj Ali Ahmeti edhe ndaj Bilall Kasamit. Ndryshe shkoi kolltuku.