Ministrat do të bëhen me vetura luksoze, do të shpenzohen 1.6 milionë euro

Ministrat në Maqedoninë e Veriut do të bëhen me vetura luksoze, pasi Qeveria pritet të shpenzojë 1.6 milionë euro për të blerë 45 vetura.

Ky vendim ka ngjallur reagime në publik, pasi sipas qytetarëve blerja e veturave luksoze nuk duhet të bëhet tani. Kjo sepse vendi gjendet në krizë ekonomike dhe mungojnë fondet për të përmbushur nevojat elementare të qytetarëve.