Mimoza nga Kumanova, e lindur në Amerikë, por nuk i harron traditat kombëtare

Mimoza Emini është e bija e atdhetarit Ajaz Emini me prejardhje nga Llojani i Kumanovës. Edhe pse ka lindur dhe është shkolluar në Klivlend të Amerikës, Mimoza është rritur duke kultivuar frymën dhe traditat kombëtare. Ajo sot feston ditëlindjen, e veshur me veshje kombëtare.
Babai i saj Ajazi është i njohur si pjesëtar i armatës amerikane gjatë luftës së Kosovës, kurse më vonë i është bashkangjitur edhe bashkëshortja (nëna e Mimozës), Shadija.