Miloti i bën urimin e veçantë Edonës me rastin e ditëlindjes së saj të 41-të

Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi sot feston ditëlindjen.

Ajo ka mbushur 41 vite jetë dhe me këtë rast ka pranuar urime të shumta nga familjarë, miq, kolegë e fansa të cilët edhe i ka falënderuar publikisht.

Në mesin e urimeve të shumta nuk ka munguar as ai i vëllait të saj Miliotit.

“Yll polar që jeton në tokë. Krenari e kombit, shembull i familjes, ambasadore e kulturës, bilbili i muzikës, e matur dhe e zoja, e fort si furi, e madhe, të kemi gjak. Të kemi disponim, jo vetëm familja por e gjithë Shqipëria.Do t’jemi bashkë gjithmonë si zingjiri më i fortë, urime ditëlindja motra jem, jetofsh gjithë jetën”, u shpreh Miloti pranë postimit të bërë në Instagram.