Futbollisti i njohur shqiptar, Milot Rashica, kohët e fundit është duke qëndruar në vendlindje.
Derisa po qëndron pranë prindërve ai ka vendosur që t’ua bëjë dhuratë një veturë të tipit Range Rover, si dhuratë për përkushtimin e tyre prindëror.
Ka qenë babai i tij ai i cili ka publikuar në rrjetin social Facebook disa fotografi të veturës së re dhe ka falënderuar djalin për këtë dhuratë të veçantë.
“Dhurata çdo herë është e mirë po kur vjen nga djali ka vlerë të madhe. Faleminderit Milot për kujdesin dhe respektin e treguar ndaj prindërve, Allahu të ruajt. RANGE ROVER 00, ka shkruar ai në Faxebook.
 
		



