“Në raundin e dytë patjetër që do të kemi rritje të numrit të votave, por në çdo rast është e vështirë të krahasohen zgjedhjet lokale me ato parlamentare, sepse në zgjedhjet lokale ka përqindje më të ulët të daljes në votime dhe një fragmentim më të madh për shkak të numrit të madh të listave për këshilltarë. Ndërsa në zgjedhjet parlamentare ka përqindje më të lartë pjesëmarrjeje dhe më pak fragmentim, si dhe një fushatë më të unifikuar në nivel kombëtar,” tha Antonio Miloshoski, anëtar i Komitetit Ekzekutiv dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, në një intervistë për televizionin Alsat.
Miloshoski theksoi se VMRO-DPMNE ka arritur fitoren më bindëse ndonjëherë në zgjedhjet lokale dhe se kjo paraqet motivim për të vazhduar me punë të përkushtuar edhe në të ardhmen. Deputeti Miloshoski shtoi se në raundin e dytë pret edhe një fitore të madhe dhe përkushtim për të justifikuar besimin që po u jepet nga qytetarët.
“Ne këto zgjedhje lokale i krahasojmë me ato të vitit 2021. Kemi rritje si në numrin e këshilltarëve të fituar, ashtu edhe në numrin e kryetarëve të komunave. Në vitin 2021 fituam 22 kryetarë komunash, ndërsa tani kemi 33, përballë BDI-së që ka fituar vetëm 3 kryetarë komunash, LSDM-së po ashtu 3 dhe VLEN-it si partner koalicioni që ka fituar 5 kryetarë komunash,” tha Miloshoski në intervistën për Alsat dhe shtoi: